Presidenti i vendit Ilir Meta në një postim në rrjetet sociale i ka uruar presidentit Hashim Thaçi shërim të shpejtë, pasi ky i fundit iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Meta ndër të tjera ka uruar dhe personelin mjekësor për punën e bërë.
“I uroj përzemërsisht shërim të shpejtë e shëndet të plotë Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe i shpreh familjes së Tij të dashur gjithë mbështetjen time. Urime personelit mjekësor të Klinikës së Urologjisë në Shërbimin Spitalor të Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar”, përfundon reagimi i Metës.
Para tre ditësh Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura në veshka, në orët e para të mëngjesit shkoi për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas ai u shtruar në Klinikën e Urologjisë ku u trajtua për gurë në veshka nga personeli mjekësor.
Sa me shpejte ,sa me shpejte
PërgjigjuSherim te shpejte o luftetar i Kosoves
Përgjigju