Presidenti Iohannis emëron Dacian Ciolos në postin e kryeministrit

/ATSH-AGERPRES/ - Presidenti rumun, Klaus Iohannis njoftoi se, pas raundit të dytë të bisedimeve me partitë politike, kishte emëruar Dacian Ciolos në postin e kryeministrit.
"Emëroj Dacian Ciolos në postin e kryeministrit", deklaroi Iohannis.
Dacian Ciolos ka qenë komisioneri për Bujqësinë i Bashkimit Evropian.
Kryeministri i mëparshëm i qeverisë rumune, Victor Ponta dha dorëheqjen pas tragjedisë në një diskotekë të Bukureshtit, në fund të tetorit, ku humbën jetën të paktën 45 persona.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social