Presidenti iranian do të vizitojë Ankaranë të mërkurën

Presidenti iranian do të vizitojë Ankaranë të mërkurën

Ebrahim Raisi dhe Erdogan

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të vizitojë nesër Ankaranë, për të zhvilluar bisedime me homologun e tij turk, Rexhep Tajip Erdogan, sipas një burimi qeveritar.

Sipas analistëve, të dy liderët do të zhvillojnë bisedime për luftën mes Izraelit dhe Hamasit dhe për mjetet për të parandaluar zgjerimin e saj, në një kohë kur tensionet po rriten në Lindjen e Mesme.

Duke fajësuar Izraelin, Presidenti Raisi u zotua të shtunën se do të hakmerrej për vdekjen e pesë anëtarëve të Gardës Revolucionare iraniane në një sulm në Siri. Të dy presidentët pritet të diskutojnë gjithashtu çështje dypalëshe, duke përfshirë marrëdhëniet tregtare turko-iraniane dhe hapjen e një kalimi të ri kufitar midis dy vendeve fqinje, raportojnë mediat e huaja.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq