Presidenti iranian do të vizitojë Sirinë të mërkurën
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi
Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, do të shkojë në Damask të Sirisë të mërkurën me ftesë zyrtare të presidentit sirian për një vizitë dy-ditore "shumë të rëndësishme", njoftuan mediat shtetërore.
"Udhëtimi në Damask të mërkurën e ardhshme është një udhëtim shumë i rëndësishëm për shkak të ndryshimeve dhe zhvillimeve që po ndodhin në rajon," u citua të ketë thënë ambasadori i Iranit në Siri, Hossein Akbari.
Vizita vjen në sfondin e një afrimi midis rivalëve rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite, dhe rritjes së angazhimit arab me Damaskun.
Irani është një aleat kryesor i presidentit, Bashar al-Assad dhe i ka dhënë mbështetje financiare dhe ushtarake regjimit të tij gjatë konfliktit 12-vjeçar të Sirisë.
“Ky udhëtim jo vetëm që do të jetë i dobishëm për Teheranin dhe Damaskun, por është gjithashtu një ngjarje shumë e mirë nga e cila mund të përfitojnë edhe vendet e tjera të rajonit”, u raportua të ketë thënë Akbari.
Vizita e Raisit do të jetë e para e një presidenti iranian në Damask që nga fillimi i luftës civile në Siri në vitin 2011.
Presidenti i fundit iranian që vizitoi kryeqytetin sirian ishte Mahmoud Ahmadinexhad, në shtator 2010.
Republika Islamike financon, armatos dhe komandon një numër grupesh të milicisë siriane dhe të huaja që luftojnë përkrah forcave të armatosura të rregullta të regjimit të Asadit, mes tyre kryesori i grupit të fuqishëm Hezbollah të Libanit.REL
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?
-
Po
62.6%
-
Jo
32.1%
-
Nuk e di
5.3%
Vota total: 3128
Lajme të tjera
-
Kina dhe Siria forcojnë bashkëpunimin e tyre, Xi: Do të ndihmojmë në rindërtimin e qyteteve
22 Shtator, 19:46
-
Irani goditet nga stuhia e pluhurit, 3 viktima dhe qindra të lënduar
22 Shtator, 19:07
-
Presidenti i Iranit kërkon lehtësim të sanksioneve amerikane
21 Shtator, 15:36
-
Projektligji iranian parasheh 10 vite burgim për mosrespektim të kodit të veshjes
20 Shtator, 21:30
-
VIDEO/ Rekrutuan luftëtarë për në Siri, mbyllen hetimet e dërgohen në gjykatë 23 të pandehur! Mes tyre gra të kampeve xhihadiste
20 Shtator, 14:05
-
Mbërrijnë në Katar pesë të burgosurit amerikanë të mbajtur në Iran
18 Shtator, 17:41
-
Në përvjetorin e vdekjes së Aminit, Irani arreston babanë e saj
16 Shtator, 13:20
-
Një vit pas vdekjes së Mahsa Aminit, Perëndimi njofton sanksione të reja ndaj Iranit! Kush ishte 22-vjeçarja që u bë simboli i revoltës së grave në Iran
16 Shtator, 07:36
-
Izraeli kryen sulme ajrore në Siri, vriten dy ushtarë
14 Shtator, 08:56
-
Përgjigje ruse kundër hackerave/ Prokuroria kërkoi informacione nga Moska për iranianët
7 Shtator, 20:22
-
Irani merr aeroplanin e parë trajnues Yak-130 nga Rusia
2 Shtator, 22:57
-
U dashurua me 'ushtarin amerikan' në rrjete sociale, 60 vjeçares italiane i vjedhin 200 mijë euro
1 Shtator, 19:20