IRAN- Për shkak të shkeljes së rregullave zgjedhore, presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinejad, mund të dënohet me 74 goditje me kamxhik, ose më gjatë me disa muaj burgim.

Gjynahu i Ahmadinejad është se, e shoqëroi shefin e tij të kabinetit derisa ky i fundit po shkonte të regjistrohej për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vend, në cilësinë e kandidatit.

Këshilli i Mbrojtësve, siç quhet organi që përkujdeset për aplikimin e duhur të kushtetutës, ka paralajmëruar dje se do të kërkojë sanksionimin e presidentit Ahmadinejad.

Si argument kryesor, Këshilli ka shfrytëzuar xhirimet e shfaqura në televizionin shtetëror të Iranit, në të cilat shihet se si presidenti dhe shefi i tij i kabinetit shkojnë bashkë në vendin e regjistrimit.

Ndryshe, Rahim Mashaie është një njeri të cilin Ahmadinejad e konsideron si pasardhës të tij politik, dhe të cilin shpeshherë e promovon publikisht. Mirëpo, nga ana tjetër, qarqet ekstremiste Mashaie-n e cilësojnë si tejet të rrezikshëm për pushtetin islamist të vendit.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)