Presidenti maqedonas Gjorge Ivanov përmes një deklarate për shtyp ka njoftuar se nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë për emrin.
Ivanov e ka cilësur marrëveshjen si të dëmshme dhe të keqe për vendin dhe historinë 73 vjeçare.
Kreu i shtetit maqedonas tha se procesi i negociatave ka qënë jo-transparent kurse Qeveria nuk ka pasur guxim për të bashkëpunuar me aktorët e tjerë në vend.

“Bashkimi Evropian dhe NATO nuk mund të jenë alibi për një marrëveshje të keqe”, tha Ivanov.
Ivanov tha se ishte i vendosur në vendim e tij dhe nuk do të ndryshojë qëndrim.
/Shqiptarja.com
Komento
Komente
