TIRANË- Presidenti izraelit Isaac Herzog pritet të vizitojë Shqipërinë dhe Serbinë. Në vendin tonë, Isaac Herzog do të ketë takim me kryeministrin Edi Rama, si edhe presidentin Bajram Begaj.

Deri më tani nuk është parashikuar asnjë prononcim për mediat, ndërsa vizita po mbahet shumë diskrete.

Ndërkohë, në Serbi presidenti izraelit do takohet me homologun Aleksandër Vuçiç.