Puigdemont nuk pranon pezullimin e qeverisë katalanase nga spanja. Presidenti i katalonjës Carles Puigdemont ,u ka bërë thirrje qytetarëve të bëjnë një "kundërshtim demokratik" kundër vendimit të Madridit për pezullimin e qeverisë katalanase.

Në fjalimin e tij të parë institucional, në televizionin publik, Puigdemont tha se nuk pranon pezullimin e qeverisë nga spanjollët.

Carles Puigdemont ka thënë se: "Në një shoqëri demokratike, parlamentet janë ato që e zgjedhin ose e shkarkojnë presidentin".

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com