RUSI - Presidenti Xi Jinping, ndodhet në Moskë, në vizitën e tij të parë si president i ri Kinës. Homologu i tij Vladimir Putin është shprehur se jemi shumë të lumtur, që ka zgjedhur Rusinë si udhëtimin e tij të parë jashtë vendit.

Udhëheqësi kinez tha se marrëdhëniet bilaterale mes Kinës dhe Rusisë kanë qenë shumë të mira.

Presidenti i sapo zgjedhur i cili mban në të njëjtën kohe tre poste të larta në Kinë, tha se qëllimi i vizitës së tij është, që të zhvillohen më tej marrëdhëniet strategjike mes dy fuqive botërore.

Bisedimet me homologun e tij Putin janë përqëndruar kryesisht në tregtinë dhe eksportin e gazit rus si dhe cështjet diplomatike të huaja, si programi bërthamor i Iranit, kriza në Siri dhe kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut.

Kina është partneri strategjik më i madh i Rusisë duke ja kaluar Shteteve të Bashkuara si dhe partnerët e tij tradicional evropianë.

Presidenti i sapozgjedhur do të qëndrojë në Rusi nga data 22 deri më 24 mars.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)