Presidenti kinez, Xi Jinping dënon ashpër sulmin xhihadist në Bamako

/ATSH-AFP/ - Presidenti kinez, Xi Jinping dënoi ashpër sulmin e përgjakshëm në një hotel ndërkombëtar që shkaktoi të paktën 21 të vdekur, tre prej të cilëve kinezë, në Bamako marrë përsipër nga një grup xhihadist.
Kina do të riforcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për të luftuar aktivitetet terroriste që prekin të pafajshmitt, për vendosjen e paqes dhe qetësisë", deklaroi Xi Jinping sipas një teksti të cituar nga televizioni qendror.
Sulmi me pengmarrje, që përfundoi nga ndërhyrja e forcave maliane dhe të huaja, ndodhi një javë pas atentateve të përgjakshme në Paris, që shkaktuan 130 të vdekur dhe më shumë se 350 të plagosur dhe marrë përsipër nga grupi xhihadist i Shtetit Islamik.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai