Presidenti Macron: Kontinenti
evropian duhet të bashkëpunojë

Presidenti Macron: Kontinenti<br />evropian duhet të bashkëpunojë
Presidenti francez, Emanuel Macron, ka propozuar sot riforcimin e Evropës  për mbrojtjen dhe sigurinë për të krijuar një forcë  të përbashkët për ndërhyrjen  evropiane.

Gjithashtu për krijimin e një  buxheti për mbrojtjen e përbashkët dhe një doktrinë gjithpërfshirëse për të reaguar ndaj situatave, që krijojnë probleme shqetësues.

Në fjalën e tij presidenti Macron kërkoi themelimin e një Akademie Evropiane të Inteligjencës , një Prokurori Evropiane kundër Terrorizmit  dhe një forcë të përbashkët, e cila do të shërbejë për mbrojtjen e civilëve në raste të katastrofave natyrore, për kufijtë dhe për azilet e ndryshme.

Emanuel Macron, ka theksuar se kontinenti i vjetër është shumë I dobët, me një lëvizje të ngadaltë dhe aspak efikase në krijimin e qendrueshmërive.

 “Evropa që ne njohim është shumë e dobët, shumë e ngadaltë, shumë inefikase, por vetëm Evropa mund të na japë një kapacitet për veprim në botë përballë sfidave tona”, ka përfunduar Presidenti I Francës, Emanuel Macron.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)

Sarandë/ 20-vjeçari i dehur në timon, përplas 6 mjete! Merr gjobën e majmë (FOTO)