Presidenti maqedonas refuzon
samitin e vendeve të NATO-s

Presidenti maqedonas refuzon<br />samitin e vendeve të NATO-s
Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s në Varshavë, për shkak të injorimit të së drejtës ndërkombëtare, vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspekteve gjeopolitike dhe sfidave të sigurisë në rajon. Kështu kanë thënë përfaqësuesit e kabinetit të tij.

Derisa nuk merren parasysh këto fakte, - theksojnë nga kabineti, - Presidenti Ivanov nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s, ndërsa Republika e Maqedonisë do të prezantohet në nivel ministrash, respektivisht me ata të Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme, praktikë e vendosur nga samiti në Cardiff në vitin 2014.

“Presidenti Ivanov, që para Samitit të NATO-s në Cardiff në vitin 2014 mori vendim të mos marrë pjesë në samitin e aleancës, për sa kohë nuk do të respektohen angazhimet e Republikës së Maqedonisë dhe do të vazhdojë injorimi i së drejtës ndërkombëtare, aktvendimi i Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, aspektet gjeopolitike, sfidat e sigurisë në rajon. Qëndrim këmbëngulës i Presidentit Ivanov është se, frustrimet nga pritja e gjatë shprehen në jetën e përditshme në Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në atë politike dhe ndëretnike”, sqarojnë nga kabineti i presidentit të Maqedonisë.

Ata kujtojnë gjithashtu se Presidenti Ivanov ka qenë edhe në Samitin e Lisbonës në vitin 2010 dhe në atë të Chicagos në vitin 2012.

Redasksia online
a.n shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur

Ministri Gonxhja reagon për zjarrin në Finiq: Asnjë prej monumenteve në Parkun Arkeologjik nuk është prekur