Presidenti Ilir Meta dekreton emërimin e Gazmend Barbullushi, ambasador në Mbretërinë e Spanjës, rezident. Barbullushi, njëherazi do të jetë ambasador, jo rezident në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë dhe në Principatën e Andorrës.
Propozimi për Gazmend Barbullushin, i cili më herët ka mbajtur postin e sekretarit të Përgjithshëm i MEPJ-së, që nga koha e Ditmir Bushatit, ka ardhur nga Cakaj, por ka mbërritur në Presidencë përmes kërkesës që mban firmën e kryeministrit, Edi Rama. Kjo për arsye se Meta nuk e njeh si ministër të jashtëm, Gent Cakajn, por Ramën të cilin e ka dekretuar.