Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 500 mijë vaksinave anti-COVID

Presidenti Meta dekreton marrëveshjen me Pfizer për blerjen e 500 mijë vaksinave anti-COVID

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer që do të shërbejë për luftimin e koronavirusit dhe vijimin e procesit të vaksinimit masiv në vend.

"Shpalljen e ligjit nr. 102/2021 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 29, datë 13.9.2021, “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3, datë 18.1.2021””, thuhet në dekretin e Presidentit.

Kjo marrëveshje është votuar më herët në Kuvend me dakordësinë e të dyja palëve, PD dhe PS, ku 500 mijë vaksinat e Pfizer do të shërbejnë për vijimin e  vaksinimit masiv në vend. Kuvendi ka votuar me 126 vota pro, pa asnjë kundër marrëveshjen e re me Pfizer.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë