Presidenti, Meta: Jo zgjedhje të 
​parakohshme, presim PD-në

Presidenti, Meta: Jo zgjedhje të <br />​parakohshme, presim PD-në
Kryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta, u shpreh gjatë një prononcimi për mediat, pas raundit të dytë të zgjedhjes së Presidentit nga Kuvendi, se qëllimi i vetëm i mazhorancës mbetet përfshirja e opozitës në këtë proces.

Meta tha se raundi i tretë me 84 vota do të zhvillohet të enjten e ardhshme në orën 15:00.
 
"Vendosëm që raundi i tretë të zhvilloet të enjten e ardhshme në orën 15:00.
 
Ne këmbëngulim për bashkëpunim, dialog, konsensus, besojmë dhe nuk duam të paragjykojmë mënyrën e reagimit, apo reflektimit të opozitës. Shpresojmë që edhe opozita dëshiron që vendi të ketë një president dhe dëshiron të marrë pjesë në zgjedhje për një proces të lirë dhe të ndershëm.
 
Çështja kryesore nuk është çështja e koalicionit, por dhënia e një mundësie PD-së dhe partive opozitare që s'janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces zgjedhor, për t'u regjistruar edhe si subjekte, por edhe si koalicione
", tha Meta.
 
"Zgjedhjet e parakohshme"
Kreu i Kuvendit sqaroi se mazhoranca nuk ka në plan zgjedhjet e parakohshme.
 
Sipas tij, qëllimi kryesor mbetet përfshirja e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. 

"Nuk e shikoj si një variant konstruktiv dhe të dobishëm. Nuk është ky qëllimi, qëllimi është përfshirja e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri", u shpreh Meta.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës, zbardhet dosja! ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës: Mos më bëni si të fortë...

Vrasja e Egli Progës, zbardhet dosja! ‘Ma dridh një duhan’, si nisi sherri mes autorit dhe viktimës: Mos më bëni si të fortë...