Presidenti Meta: Kina vend mik
e partner i rëndësishëm tregtar 

Presidenti Meta: Kina vend mik<br />e partner i rëndësishëm tregtar 
Presidenti i Republikës, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Ambasada kineze në Muzeun Historik Kombëtar me rastin e 68-vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës si dhe promovimit të botimit në shqip të librit të Presidentit Xi Jinping, të titulluar “Qeverisja e Kinës”.
  
Kina është jo vetëm një vend i madh. Ajo përfaqëson edhe një qytetërim të lashtë e trashëgimi kulturore mbi 5 mijëvjeçare. Për ne shqiptarët ajo mbetet një vend mik me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënie të veçanta miqësie e bashkëpunimi.
 
Ashtu sic shprehet Presidenti Xi Jinping edhe unë do t’i referohesha në këtë rast proverbit të vjetër kinez që thotë: “Miqtë që kanë të njëjtat qëllime dhe ideale, nuk i ndajnë as male e as oqeane”. 
 
Kjo miqësi u lidhur thuajse shtatë dekada më parë, në momente të vështira për të dyja vendet kur Shqipëria ishte ndër vendet e para që shprehu vullnetin jo vetëm për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Republikën Popullore të Kinës, por edhe mbështeti si rrallë ndonjë vend tjetër që Kina të fitonte pozitën ndërkombëtare që ajo e meritonte.
 
Ndihma e madhe dhe e jashtëzakonshme e popullit kinez për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë të paktën për dy dekada, si dhe bashkëpunimi shumëdimensional e forcuan ndjenjën e miqësisë mes dy vendeve tona në mënyrë të jashtëzakonshme.
 
Por për fat të keq, në gjysmën e dytë të viteve ’70-të, në vend që ne të mësonim nga reformat që ndërmori Kina dhe hapja e saj me botën, kaluam në një izolim të plotë. Aktualisht, Shqipëria dhe Kina kanë marrëdhënie intensive bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Dinamika e këtij bashkëpunimi pas viteve ’90-të ka njohur një marrëdhënie të re cilësore, marrëdhënie që reflekton jo vetëm zhvillimet pozitive në të dy vendet tona, por krijon hapësira edhe më të mëdha për forcimin dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi në të ardhmen.
 
Republika Popullore e Kinës përfaqëson jo vetëm një vend mik, por mbi të gjitha një partner domethënës tregtar dhe ekonomik për Shqipërinë. Shqipëria i kushton një rëndësi shumë të madhe e të veçantë, forcimit të bashkëpunimit me Republikën Popullore të Kinës.
 
Gjatë vizitës sime të fundit në Kinë me kënaqësi konstatova se edhe udhëheqja aktuale e Republikës Popullore të Kinës ka një vlerësim të veçantë për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe ka dëshirën dhe vullnetin për t’i zhvilluar ato më tej në të gjitha drejtimet, në shkëmbimet tregtare, në bujqësi, turizëm, arsim, kulturë e kudo. 
 
Por marrëdhëniet ekonomike kanë marrë një vëmendje të veçantë në kuadrin e bashkëpunimit të iniciativës 16+1 dhe projektit ‘Një Brez, Një Rrugë’, duke krijuar një perspektivë të re për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik
” deklaroi Meta.
 
[gallery]23989[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011