Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për 'Buxhetin 2022': Plan financiar antisocial

Presidenti Meta kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për 'Buxhetin 2022': Plan financiar antisocial

Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka rikthyer sot për rishqyrtim në Kuvend ligjin për 'Buxhetin 2022', duke e konsideruar atë 'plan financiar antisocial'. 

Sipas Metës, 'Buxheti 2022' ka mangësi të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat sociale si dhe paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik.

Po ashtu theksohet se mungon mbështeta reale për sektorët e ekonomisë, veçanërisht për bujqësinë dhe po ashtu mungon edhe mbështetja për shtresat në nevojë për kurimin ndaj COVID-19.

"Ka mangësi shqetësuese të transparencës në lidhje me shpenzimet dhe politikat fiskale. Paraqet problematikë shumë shqetësuese në lidhje me nivelin e borxhit publik,  përdorimit dhe efektit ekonomik të tij. Mungon mbështetja reale për sektorët e ekonomisë dhe në mënyrë të veçantë për bujqësinë. Mungon mbështetja e nevojshme buxhetore për shtresat në nevojë për kurimin ndaj infeksionit Covid-19, të cilët trajtohen në shtëpi dhe jashtë sistemit spitalor", arsyeton Meta në vendimin e tij.

Buxheti 2022 është miratuar në Kuvend me 77 vota pro dhe 46 kundër më 25 nëntor të këtij viti dhe parashikon që të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe të shpenzohen 637.6 miliardë lekë.  Buxheti i ri parashikon rritje të pagesës së papunësisë, dyfishimin e ndihmës ekonomike për 15 mijë familje në vend si dhe trefishimin e ndihmës për familjet në nevojë me 3 fëmijë. Po ashtu do të rriten pagat me 6% për bluzat e bardha dhe arsimtarët, rritje me 7% për pagat e Gardës së Republikës, si dhe rritje me 30% për personelin e forcave të armatosura. Sa i takon pagës minimale ajo do të arrij në 32 mijë lekë brenda 2022, ndërkohë që për pensionet do të ketë vetëm indeksim sa vlera e inflacionit si dhe do të jepet bonus 5 mijë lekë në fundvit.

Dekreti per kthimin e ligjit 115-2021 për Buxhetin e vitit 2022

(Kliko këtu për arsyet e kthimit të ligjit 115-2021 për Buxhetin e vitit 2022)

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kozmopolitan usa: 10/12/2021 15:24

    ky duhet duhet sa me shpejt te dergohet ne Rec

    Përgjigju
  • Skraparliu i inatosur: 10/12/2021 13:46

    Zoti President buxhetin e kane hartuar kryeministri me ministreshat prandaj ti nuk je per ate pune shko dil dhe bej vrap nga liqeni se te ben mire per shendetin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme

Abuzime me fondet e BE/ Drejtoresha e SASPAC: Po bëjmë audit, partnerët do njihen me analizën! PS: Flet drejtësia! PD: e turpshme