Presidenti Meta në Forumin Global: Kërcënimet e sotme, terrorizmi e kibernetika

Presidenti Meta në Forumin Global: Kërcënimet e sotme, terrorizmi e kibernetika

Presidenti Ilir Meta është në Azerbajxhan ku merr pjesë në Forumin e 7-të Global me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”.

Presidenti Meta, nënvizoi se: “pas më shumë se 70 vitesh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore, si dhe gati tre dekada pas Luftës së Ftohtë, sërish e ardhmja e rendit botëror duket e pasigurt.

Kërcënime të reja nga terrorizmi ndërkombëtar po përhapen me të njëjtën shpejtësi si revolucioni teknologjik dhe siguria kibernetike po bëhet një sfidë e madhe për shoqëritë dhe vlerat tona”, – tha Presidenti Meta.

Ndërsa duke u ndalur në zhvillimet më të fundit pozitive në rajon, si anëtarësimi i Malit të Zi në NATO dhe zgjidhja e çështjes së emrit midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, Presidenti Meta nënvizoi se, ato kanë gjeneruar një optimizëm të ri në rajonin tonë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja