Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një ka postuar një foto nga Prishta, ku edhe ka takuar një person mjaft të veçantë.

Meta është shprehur se e ka mbajtur fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila sipas tij me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare.

Në postimin e tij, Meta e ka falenderuar nënë Bajamen për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit.

Postimi i plotë i Metës:

Ishte kënaqësi të kaloja një mbrëmje të mrekullueshme në Prishtë këtu ku mikpritja është e rrallë. Më në fund e mbajta fjalën për të vizituar Nënë Bajamen, e cila me sakrifica pa fund ka rritur tre fëmijë të mbarë e të edukuar për të cilët është krenare me të drejtë. E falënderoj për mikpritjen e bujarinë e pafund ashtu siç dinë nënat e Skraparit.