Ndryshe nga fundjavat e kaluara, këtë herë kreu i shtetit Ilir Meta ka zgjedhur që ta nisë weekend-in të enjten.

Destinacioni i kësaj jave është vendlindja e tij, Skrapari ku nuk mund të rrinte pa ngritur edhe një dolli me raki!

Fillimisht Kreu i Shtetit ka shkuar në Bogovë dhe më pas në Skrapar, ku ka ngritur një shëndet për  përjetësinë e këngëtarit Demir Zyko.

"Sot tek "Verori" në Çorovodë, një shëndet për përjetësinë e këngëtarit legjendar të maleve tona, Demir Zyko", shkruan Meta në Facebook.

Më pas Presidenti Meta dekoroi këngëtarët e shquar të polifonisë Demir Zyko (pas vdekjes) dhe Dule Caushaj (Malindi).