Presidenti Meta pret në takim komunitetin shqiptar të Kroacisë

Presidenti Meta pret në takim komunitetin shqiptar të Kroacisë

Ilir Meta

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim një grup nga Arbanasit e Zarës (Zadarit) në Kroaci, të cilët ndodhen për një vizitë disaditore në Shqipëri. 

Pasi i falënderoi për vizitën, Presidenti Meta vlerësoi kontributin e shkëlqyer që komuniteti shqiptar në Kroaci ka dhënë dhe vazhdon të japë për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera historike, kulturore, politike dhe njerëzore mes dy popujve dhe vendeve tona. 

“Jam shumë i lumtur që keni ardhur në Shqipëri, sepse ende i kam të gjalla ato përshtypje të shkëlqyera nga mikpritja juaj në Zadar. Ka qenë një vizitë e mrekullueshme për mua, por edhe për Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, të cilën e falënderoj edhe njëherë për praninë e saj në atë vizitë”, – tha Presidenti i Republikës, duke theksuar se marrëdhëniet tradicionale mes shqiptarëve dhe kroatëve janë shembull për popujt e tjerë në Ballkan. 

“Gjithashtu falënderoj ambasadoren e Kroacisë, znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila u bashkua me ne sot në këtë takim. Prania e saj është jo vetëm nder, por edhe tregues i vlerësimit dhe shprehje e miqësisë e lidhjeve të thella që bashkojnë në mënyrë të pandashme dy popujt tanë. 

Ju, Arbanasit e Zadarit, por edhe komuniteti shqiptar në tërësi që jeton në Kroaci, jeni faktori më i fortë njerëzor që bashkon popujt tanë. 

Marrëdhëniet me Kroacinë janë një prioritet i jashtëzakonshëm dhe tani që kemi nënshkruar dhe Marrëveshjen e Partneritetit Strategjik midis dy vendeve jam i bindur se ato do të forcohen edhe më shumë”, - tha ndër të tjera Presidenti Meta.


 
E pranishme në takim ishte dhe Ambasadorja e Kroacisë në Tiranë, znj. Sanja Bujas-Juraga, e cila gjatë fjalës përshëndetëse theksoi ndër të tjera se:

“Jam thellësisht e lumtur për këtë takim, që i jep një impuls të ri marrëdhënieve historike mes vendeve e popujve tanë. Shqipëria është një vend shumë i dashur për mua, i përkryer dhe padyshim një destinacion i jashtëzakonshëm turistik”.

Delegacioni i Arbanasve të Zarës (Zadarit) ka mbërritur në Shqipëri me ftesë të Presidentit Meta, i cili gjatë vizitës zyrtare të zhvilluar vitin e kaluar në Kroaci i ftoi Arbanasit e Zarës (Zadarit) të vizitojnë vendin e të parëve të tyre.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar

Ka luajtur në 4 Kupa të Botës, Fernando Muslera tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar