Meta pret Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Nevojë që palët politike t'i rikthehen dialogut

Meta pret Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë: Nevojë që palët politike t'i rikthehen dialogut

Presidenti i vendit tonë, Ilir Meta priti në një takim Presidentin e Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë, Timothy A. Chorba, i cili ndodhet në Shqipëri me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë. Në bashkëbisedimin me Ambasadorin Chorba, Meta ka dhënë edhe një mesazh për sa u përket palëve politike në vendin tonë, që në këtë situatë është shumë e rëndësishme për të gjetur një rrugë dialogu teksa vendi ynë është në pritje për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Po kështu Meta nuk i është ndarë idesë së tij për zgjedhje, që me anë të një dekreti vendosi si datë 13 tetorin. Ai thotë se palët duhet të dialogojnë dhe të organizojnë zgjedhje gjithëpërfshirëse edhe pse opozita veçanërisht PD nuk bien dakord që të ulen me kryeministrin Rama. Ky i fundit i ftoi në një tryezë partitë opozitare, për të bërë Reformën Zgjedhore, por kjo ftesë u refuzua pas mbledhjes në Selinë Blu të krerëve të partive opozitare jashtë Kuvendit.

Ndër të tjera Presidenti Meta dhe Ambasadori Chorba biseduan për marrëdhëniet midis vendeve tona dhe nevojën që SHBA-të të vazhdojnë të jenë të fokusuara në rajon.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja