Në vazhdën e diskutimeve vetë Meta ka shprehur angazhimin e tij dhe mbështetjen e diasporës shqiptare, pasi sipas presidentit, diaspora është një aset me vlera të mëdha për kombin shqiptar.
Meta i ka kushtuar një rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës shqipe nga fëmijët që jetojnë në diasporë.Sakaq, është nënvizuar se një bashkëpunim i ngushtë i dy ministrive respetive të Kosovës dhe Shqipërisë do të ndikojë në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar të shqiptarëve dhe ruajtjen e vlerave të përbashkëta për identitetin, kulturën dhe artin si faktorë të lidhjes me diasporën.
Njoftimi i plotë i shpërndarë për mediat nga zyra e medias në Presidencë:
7 nëntor 2017
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti sot në një takim Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Republikës së Kosovës z.Dardan Gashi.Presidenti Meta, shprehu angazhimin e tij në mbështetje të diasporës shqiptare kudo që ndodhet në botë, si një aset me vlera të mëdha për kombin.
Presidenti Ilir Meta, një rendësi të veçantë i kushtoi mësimit të gjuhës shqipe të fëmijëve tanë që jetojnë në diasporë.
Presidenti Meta, theksoi rendësinë e bashkëpunimit të Ministrive të Diasporës, të Kosovës dhe të Shqipërisë, në mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar të shqiptarëve në diasporë si dhe kultivimin e gjuhës, të traditave, artit, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.
Presidenti Ilir Meta, theksoi se shqiptaret e diasporës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, si dhe në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe Shqipërisë.

(Takimi i Presidentit Meta me ministrin e Diasporës në Kosovë, Dardan Gashi)
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com









