Presidenti Meta takohet me Haradinajn: Inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë

Presidenti Meta takohet me  Haradinajn: Inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë

Presidenti i vendit, Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në takimin e zhvilluar sot në Tiranë

Kryeministri  i Kosovës, Ramush Haradinaj ndodhej sot në Shqipëri ku mori pjesë në konferencën e liderëve për luftën kundër terrorizmit, por ai ka pasur edhe një takim me Presidentin Ilir Meta.

Përmes një postimi në “Facebook”, presidenti Meta ka shprehur kënaqësinë që ka takuar sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin, shprehet se kanë theksuar rëndësinë e marrëdhënieve dhe shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona. 

Kënaqësi të takoja sot Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Theksova rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona. I shpreha angazhimin tim për bashkëpunim të ngushtë me institucionet e Kosovës në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare e forcimit të perspektivës evropiane si dhe inkurajova vazhdimin e dialogut me Serbinë, në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.

Presidenti Ilir Meta 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen