Gjatë ditës së sotme Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur një delegacion nga Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja, të kryesuar nga Rektori Long Peng.
 
Presidenti Meta ka vlerësuar  bashkëpunimin e Univeristetit të Pekinit me disa nga Universitetet shqiptare, ku sipas njoftimit të shpërndarë për mediat nga zyra e Presidetit, theksohet se ky bashkëpunim do vazhdojë të kosolidohet dhe do të shërbejë si një ogur i mirë mes të rinjëve të të të dyja vendeve në shkëmbimet e eksperiencave dhe dijeve në fushën universitare.
 
Ndër të tjera presidenti i vendit ka vlerësuar rolin dhe kontributin e katedrës së albanologjisë së Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja, në promovimin e gjuhës shqipe në Kinë, kjo e bërë nëpërmjet shpërndarjes së bursave dhe programeve të doktorraturave për të rinjtë shqiptarë që duan të studiojnë në Kinë në programet para dhe pas universitare.
 
 Njoftimi i plotë i shpërndarë për mediat nga zyra e Presidecës:
 
Presidenti i Republikës Ilir Meta pret delegacionin e Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja, të kryesuar nga Rektori Long Peng
 
29 shtator 2017
 
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë delegacionin e Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja (BFSU), të kryesuar nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Long Peng.
 
Presidenti Meta përshëndeti vizitën e akademikëve kinezë në Shqipëri dhe duke vlerësuar bashkëpunimin shumë të mirë, të vendosur tashmë mes Universitetit prestigjioz të Pekinit dhe disa universiteteve shqiptare, shprehu besimin se ky bashkëpunim do të nxisë e rrisë më tej kontaktet e drejtpërdrejta mes të rinjve të të dy vendeve e për rrjedhojë do të ndihmojë në ruajtjen e forcimin e miqësisë mes dy popujve.
 
Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta, vlerësoi kontributin e dhënë nga katedra e albanologjisë së Universitetit të Pekinit për Gjuhët dhe Qytetërimet e Huaja, në promovimin e gjuhës shqipe në Kinë, por jo vetëm, por edhe për mbështetjen e projekteve madhore për kulturën shqiptare, përmes botimit të një fjalori të përbashkët në të dy gjuhët, si dhe të botimit të një numri të konsiderueshëm veprash letrare e shkencore shqiptare në gjuhën kineze.
 
Presidenti Meta falenderoi Rektorin Peng për bursat e studimeve universitare master dhe doktoraturë për të rinjtë dhe studiuesit nga Shqipëria.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com