Presidenti Meta uron festën e Shën Marenës: Bashkoj lutjet e mia për më shumë paqe e begati

Presidenti Meta uron festën e Shën Marenës: Bashkoj lutjet e mia për më shumë paqe e begati

Presidenti Ilir Meta ka uruar komunitetin maqedonas të Bashkisë së Pustecit, e cila ditën e sotme kremton Festën e Shën Marenës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta është shprehur se kjo festë i bashkon njerëzit dhe forcon themelet tona të bashkëjetesës.

Për shkak të kufizimeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, kjo festë nuk do të zhvillohet si gjithmonë.

"Një urim të përzemërt për komunitetin e mrekullueshëm, paqedashës e punëdashës maqedonas të Bashkisë së Pustecit që sot kremton Festën e Shën Marenës, që jo vetëm i bashkon njerëzit, u jep shpresë dhe kurajo për të ardhmen, por njëkohësisht forcon themelet tona të bashkëjetesës.

Në këtë ditë të rëndësishme për ta, që për shkak të kufizimeve të pandemisë COVID-19 nuk do mund të kremtohet si zakonisht, bashkoj lutjet e mia me këtë komunitet të dashur, për një jetë më të mirë, për më shumë paqe e begati, gëzime e lumturi në familjet e tyre",- shkruan presidenti Ilir Meta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës