Presidenti/ Mziu në Report Tv: Do e sfidonim PS me 2-3 emra potencialë në raundet e para, por kandidatët na refuzuan! Ka negociata informale për bashkimin e PD

TIRANË- Opozita e Enkelejd Alibeajt e kishte në plan  për të sfiduar maxhorancën që të dilte me një emër për presidentin e ri në 3 raundet e para, por kanë qenë vetë personazhet e përzgjedhura që i kanë refuzuar për shkak se i druheshin një refuzimi të mundshëm nga socialistët. Deputeti Xhelal Mziu në ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu tha se kanë qenë 2-3 emra që kanë qenë kandidat potencial.

“Ne kemi pasur tentativa për ta sfiduar me një emër, por këto emra që kanë pasur potencialin e nevojshëm nuk kanë pranuar për ta hedhur emrin e tyre në tavolinë sepse kur të shkonin duke mos marrë konfirmimin, i bie keqpërdorje. Kanë qenë të paktën 2-3 emra konkurrues”, tha Mziu në Report Tv, por zgjodhi që të mos jepte emra. 

Ai argumentoi se vendimi për bojkot erdhi pasi mazhoranca po bënte ‘show’ me procesin, pasi i kishte votat për ta zgjedhur e vetme.

“Mazhoranca e kishte mundësinë, por në raundet e para përdori show dhe nuk ia dha këtë mundësi opozitës, se ideja është që mazhoranca të jap pëlqyeshmërinë e saj për këtë numër të kufizuar. Ne për të treguar që nuk jemi pro bojkotit, por për të respektuar institucionin dhe postin e presidentit, kemi qenë të qëndrimit që duhet të merrnim pjesë, por meqë ndryshoi rregullat e lojës në mes të lojës, ne gjetëm një mënyrë për ta orientuar opinionin publik që marrëveshja u ndryshua, ai i kishte votat, 77 vota nga 71”, u shpreh deputeti.

Ndalur te Bajram Begaj, prtishmëritë e Mziut kundrejt tij, janë të pakta. Ai thotë se “do të jetë një president në komandën e kryeministrit”.

“Ushtarakët zbatojnë urdhrin, pastaj mund ta diskutojnë, nuk dua të luaj me kredibilitetin e tij, por gjasa janë që do kemi një president që do jenë në komandën e kryeministrit”, shtoi Mziu.

Nga ana tjetër, sa i përket situatës së brendshme në Partinë Demokratike e cila vijon të jetë e përçarë në 3 pjesë, Mziu zbuloi në studion e Report Tv se po bëhen negocuiata informale, teksa ka paraqitur edhe disa pika se si mund të vijë bashkimi i artikuluar publikisht kaq shumë nga politikanët, por që në terren nuk po gjen një zbatim.

“Të dyja duhet të lëshojnë pe, nëse do i referohemi Rithemelimit nuk kemi një përfaqësim real në struktura, i referohem Dibrës dhe Kamzës, ka mjaft aktorë të rëndësishëm të bazës që nuk janë përfaqësuar në zgjedhje dhe kjo është një luks që t’i lësh këto aktorë jashtë dhe jam kundër kësaj pjesë të PD që tenton që të mbajë peng logon e PD, kur shumica e qytetarëve janë orientuar në një pjesë tjetër. Nisur nga kjo, ka mundësi zgjidhje, të ulen të dyja palët, të heqin dorë nga kalvari i sistemit të drejtësisë dhe vetë mazhoranca është e kënaqur me këtë dhe kjo PD e Berishës e kupton dhe vetë që nuk e ka potencialin e nevojshëm për të qenë sfiduese, nëse do shkonim me 2 kandidat, apo një kandidat dhe pjesa tjetër vëzhguese, do fitonim një minimum të votave dhe kjo është humbje e demokratëve. Një pjesë e konsiderueshme e grupeve po tentojnë që të gjejnë këtë modalitet, ka negociata informale dhe ngelëm shpresë plotë për të afruar gjithsecilin dhe për të mos bërë pjesë e këtyre pazareve të drejtësie”, përfundoi Mziu në ‘Sot Live në Shqipëri’.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 06/06/2022 14:26

    Pse akoma egziston PD

    Përgjigju
  • toni: 06/06/2022 14:23

    Tani mbas pilafi kshu thoni ju te pd , ju kandidatin me te mire qe keni eshte sali berisha qe ka vdekur me kohe

    Përgjigju
  • Gimi: 06/06/2022 14:19

    Tashti qe ps dhe emrin e kandidatin nuk keni cte jepni m por shkoni gjendo ndo nje kryetar te denjt per partin tuaj

    Përgjigju
  • Isli: 06/06/2022 14:17

    Ai iku kta vazhdojn e komentojn akoma

    Përgjigju
  • kimi: 06/06/2022 14:14

    zgjedhja e presidentit ishte ideale

    Përgjigju
  • Joni: 06/06/2022 14:11

    Te kishit pas figura me potencial ne parti ju nuk kishit ngel nw opozit tash sa vjet

    Përgjigju
  • Luli: 06/06/2022 14:10

    Ps ja u dha mundesin dhe nuk dhat asgje tashti rrini urt dhe pranoni kandidatin

    Përgjigju
  • Olsi: 06/06/2022 14:05

    Kete pune keni ju. Jo kemi jo skemi edhe vetem me mashtru dini

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë