TIRANË- Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano ka uruar nëpërmjet një mesazhi Presidentin e Republikës, Bujar Nishani me rastin e Festës Kombëtare.
"Arritja më e fundit, përftimi i statusit të Vendit kandidat, shpërbleu angazhimin e Tiranës në rrugëtimin e saj europian, të cilin Italia e mbështet me shumë vendosmëri me bindjen se nga përafrimi i Shqipërisë me Institucionet europiane po përfton e mund të përftojë dhe më shumë përfitime stabiliteti i gjithë Rajonit të Ballkanit", thuhet në mesazhin e urimit.
Kreu i Shtetit italian shpreh besimin se "gjithashtu se Tirana dhe Roma do të dinë të përfitojnë nga mundësitë që ofron prania e një komuniteti shqiptar të integruar më së miri në Itali si dhe një vëmendje gjithnjë në rritje e sistemit prodhues italian ndaj Shqipërisë, duke dhënë kështu ndihmesë në konsolidimin e mëtejshëm të lidhjeve të hershme të miqësisë mes dy vendeve tona".
"Me këtë frymë si dhe më kujtimin ende të gjallë të takimit tonë para pak kohësh në Tiranë, shpreh urimet më të zjarrta e më të përzemërta për mirëqenien Tuaj personale dhe të popullit mik shqiptar." - përfundon mesazhi i Presidentit Napolitano drejtuar Kreut të Shtetit shqiptar. /ATSH/
/Shqiptarja.com