TIRANË - Presidenti Nishani s’dekretoi hyrjen në fuqi të marrëveshjes mes qeverisë dhe kompanisë britanike “Crown Agents”, e cila do të asistojë Doganat shqiptare për tri vitet e ardhshme.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se 11 dhjetori ka qenë edhe dita e parë e vlefshmërisë së kësaj kontrate.

Ndërkohë që duke marrë parasysh dhe hyrjen në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare të kësaj marrëveshjeje, atëherë i bie që ajo të jetë efektive maksimumi më 27 dhjetor të këtij viti. Presidenti në këtë mënyrë ka zgjedhur një prej 3 alternativave që i jep Kushtetuta lidhur me dekretimin e ligjeve, atë të hyrjes në fuqi përmes heshtjes.

Marrëveshja me “Crown Agents” u kontestua nga opozita gjatë diskutimit të saj në Parlament, pasi sipas demokratëve, ajo bie ndesh me konsulencën që jep Bashkimi Europian dhe nuk është transparente.
 
Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) ne gazetën Shqiptarja.com version print
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)