Presidenti Bujar Nishani dekretoi dje disa ligje të rëndësishme të miratuara së fundi në Kuvend. Kreu i shtetit dekretoi shpalljen e ligjit "Për planifikimin e territorit", të ligjit "Për administratën gjyqësore në Republikën e Shqipërisë", të disa ndryshimeve në ligjin "Për tatimin mbi të ardhurat", si dhe të ligjit "Për sistemin e taksave vendore".

Presidenti dekretoi dhe disa shtesa dhe ndryshime në ligjin "Për miratimin e kontratës së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë, si autoritet kontraktues, dhe EVN AG, Statkraft AS si bashkëkoncesionarë për projektimin financimin dhe ndërtimin e projektit të HEC-it në lumin Devoll".

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 16.04.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)