TIRANE - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani emëroi si anëtarë të Gjykatës së Apelit, Agim Bendon, i cili është gjyqtari më i përfolur për vendimet nepotike dhe politike në favor të qeverisë. Siç duket në gjyqësor, por jo vetëm po vijojnë zvendësimet dhe emërimet e militantëve të afërt që kanë bërë favore në interes të opozitës së ardhshme.Agim Bendo ka marrë një “vërejtje” nga KLD-ja në vitin 2000.
Ai njihet edhe si specialist juridik i Kuvendit Popullor gjatë viteve të komunizmit, aktualisht kryetar i Gjykatës së Tiranës. Kryegjyqtari i “Pangos” njihet gjithashtu edhe si personi që ka futur në burg ish-kryeministrin Fatos Nano, i cili më pas fitoi një dëmshpërblim për burgim të padrejtë në bazë të vendimit të Bendos. Mësohet se vërejtja është dhënë për mangësi gjatë ushtrimit të detyrës, ndërsa një “goditje” për Bendon ka qenë pafajësia e ish-kryeministrit Fatos Nano.
Ky i fundit është arrestuar më 31 korrik të vitit 1993 dhe qëndroi në qeli deri më 13 mars të vitit 1997. Më 3 prill të vitit 1994, Nano u dënua në Gjykatën e Tiranës prej gjyqtarit Agim Bendo me 12 vjet burg nën akuzën e “vjedhjes në bashkëpunim në favor të personave të tretë” të ndihmave italiane për Shqipërinë. Bendo ka qenë edhe gjyqatr në çështjen mes dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi dhe deputetit të Ps, Taulant Balla, i cili pa asnjë motiv dha dorëheqjen në këtë proces. Këto mesa duket nuk janë marrë parasysh nga Nishani, që nuk e kanë penguar atë ta çojë Bendon në Gjykatën e Apelit. Kreu i KLD, duke kërkuar pavarësi tha se, ky Këshill solli modelin e promovimeve të gjyqtarëve vetëm mbi bazën e vlerësimit.
"Në respekt të ekzistencës dhe funksionimit të institucioneve të pavarura, të pandikuara dhe të paintimiduara, në asnjë rast, në asnjë kënd duke ofruar atë çka ju personalisht bartni si personalitete të fushës, si njohës të mirë të funksionimit të trupës së gjyqtarëve, por edhe përgjegjësisë së madhe që keni para opinionit publik dhe para qytetarëve shqiptarë, përgjegjësi që vjen duke u rritur nga dita në ditë për të vendosur standarde që do të jenë të pakthyeshme në kohët dhe vitet e ardhshme", tha Nishani.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 06.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Nishani: KLD akuzohet padrejtësisht nga politika