Ka nervozizëm mes Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe përfaqësisë diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Akuzat e rënda të ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu, për katandisjen dhe inkriminimin e gjyqësorit, rëndojnë pikësëpari mbi KLD, që është edhe roja e sistemit të drejtësisë. Ndryshe nga qëndrimet pezmatuese të SHBA dhe perceptimi i opinionit publik, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka një vlerësim krejt tjetër për gjyqtarët.
Presidenti Bujar Nishani, njëherësh kryetar i KLD, në një linjë me Gjin Gjonin, ka deklaruar se profesionistët dhe inspektorët po konfirmojnë se jo të gjithë gjyqtarët janë të inkriminuar.
/Shqiptarja.com