TIRANE - Presidenti Bujar Nishani dekreton faljen e gjobave ndaj biznesit të miratuar në Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.
Nëpërmjet ligjit nr. 39/2014 “Për faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave, të vëna në bazë të kontrolleve dhe verifikimeve tatimore, të kryera për periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013” qeveria vendosi faljen e rreth 3.3 miliardë lekëve që kishin detyrime bizneset, por dhe të 500 milionë lekëve të paguara tashmë të cilat do të rimbursohen.
Bëhet fjalë për rreth 4 mijë biznese që kanë gjoba të marra në prag dhe gjatë fushatës. Argumenti i qeverisë për këtë vendim ishin shqetësimet e biznesit për vendosjen e gjobave selektive para dhe pas zgjedhjeve të 23 qershorit 2013. “Kjo nismë është në frymën e rivendosjes së partneritetit me biznesin”, ka sqaruar më tej zëvendësministri i Financave, Ervin Mete, gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare. Por, këto argumente janë kundërshtuar nga opozita, e cila ka dhënë votën kundër. Por, duket se presidenti këtë herë ka zgjedhur të mos ecë në një linjë me opozitën.
Ligji saktëson se të gjithë personat juridikë e fizikë, të regjistruar si tatimpagues në administratën tatimore, përfitojnë faljen e dënimeve administrative në formën e gjobave të vendosura nga inspektorët tatimorë nëpërmjet kontrolleve apo verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera nga data 1 mars deri në datën 31 gusht 2013. Por, përjashtohet nga falja masa e tatimit e vendosur nëpërmjet kontrolleve ose verifikimeve tatimore të çfarëdo lloji, të kryera në këtë periudhë.
Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com