TIRANE - Presidenti i vendit Bujar Nishani ka dekretuar dje Shpresa Kuretën dhe Adia Kacuqi si ambasadore të Shqipërisë në Poloni dhe në Holandë.

Sipas dy dekreteve të Nishanit, dy kandidatet marrin detyrën menjëherë dhe për rrjedhojë ata tanimë do të përfaqësojnë Shqipërinë në vendet respektive.

Këto dekrete të Nishanit duket se i hapin frymëmarrjen ngërçit të krijuar ndërmjet qeverisë dhe presidencës përsa i përket emërimit të ambasadorëve të rinj nëpër botë.

Shkrimi u publikua sot 1 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)