Presidenti Nishani skeptik për ligjin
e ri të Forcave të Armatosura

Presidenti Nishani skeptik për ligjin<br />e ri të Forcave të Armatosura
TIRANE - Presidenca do të nisë shqyrtimin, këtë javë, të ligjit për karrierën ushtarake në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Projektligji u miratua në kuvend ditën e enjte, ndërsa është kreu i shtetit që duhet të japë mendimin përfundimtar për hyrjen në fuqi të tij apo jo.

Burimet kanë theksuar se janë shumë skeptik mbi pranimin e ndryshimeve. Kjo e shprehur dhe në shkresën zyrtare që vetë presidenca I ka dërguar Kuvendit mbi këto ndryshime. Pikat ku kreu i shtetit ka kërkuar ndryshime kanë qenë mbi kompetencat e Presidentit, por dhe mbi karrierën e ushtarakëve si dhe mbi terma të caktuar që shiheshin mjaft problematike.

Madje në shkresë këto pika u cilësuan në mospërputhje me kushtetutën. Megjithatë burimet thanë se vetëm pasi të shqyrtohen nenet e miratuara në kuvend do të merret dhe vendimi përfundimtar.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 15 qershor 2014 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit

Sali Berisha ende në politikë, Lapaj: Po të ishte babai im do i thoja tërhiqu! Ç'është kjo qasje?! Nuk do marri gjë me vete në atë botë! Ka një limit