TIRANE-  Presidenti i Republikës, Bujar Nishani është nisur sot për një vizitë në SHBA për të marrë pjesë në veprimtarinë “Clinton Global Initiative 2013 - Nisma Globale Klinton 2013.

Ky aktivitet do të zhvillohet në Nju Jork, në datat 23-26 shtator 2013 dhe Nishani është i ftuar nga ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton. 

“Vizita në SHBA e Kreut të Shtetit përfshin edhe disa takime të rëndësishme me organizma dhe përfaqësues të shtetit amerikan, si dhe me ata të komunitetit shqiptar në Boston, Detroit dhe Nju Jork.”- thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.

Redaksia Online
(sg/shqiptarja.com)