Presidenti Nishani në Turqi
takim me Erdogan

TIRANE-Me ftesë të Presidenti të Turqisë, kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani është nisur për një vizitë zyrtare në Turqi. Vizita e kreut të shtetit shqiptar zhvillohet në një kohë kur një ditë më parë u vra në një atentat ambasadori i Rusisë.

Në zyrën e shtypit të Presidentit Nishani, thuhet se ai  do të pritet gjatë kësaj vizite të rëndësishme nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive, dhe më pas do të ketë takime dypalëshe me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Sh.T.Z. Ismail Karahman dhe me Kryeministrin turk Sh.T.Z. Binali Yildirim.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës përfshin edhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit si dhe një takim të përzemërt e vëllazëror me bashkësinë shqiptaro-turke.

(d.b/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla