TIRANË - Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka pranuar sot letrat kredenciale të ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe Ambasadores së Vendeve të Ulëta.
Sipas njoftimit të Presidencës, mësohet se Presidenti Nishani ka pranuar letrat kredenciale të  Ambasadorit të Mbretërisë së Arabisë Saudite, Talat Salem Radwan, rezident në Tiranë. Po ashtu, Presidenti Nishani pranoi letrat kredenciale të Ambasadores së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta, Dewi Van de Weerd, rezidente në Tiranë. /ATSH/