Presidenti polak Duda: Dhuna në Lindjen e Mesme i sjell përfitim Rusisë dhe shton presionin e emigracionit ndaj BE-së

Presidenti polak Duda: Dhuna në Lindjen e Mesme i sjell përfitim Rusisë dhe shton presionin e emigracionit ndaj BE-së

1695157203_kjsad.jpg

Dhuna aktuale midis Hamasit dhe Izraelit funksionon në favor të Rusisë, pasi shpërqendron vëmendjen ndërkombëtare nga agresioni i Moskës në Ukrainë dhe mund të rezultojë në presione të reja emigracioni në Evropë, tha presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, raporton Reuters.

Polonia, një mbështetëse e vendosur e Kievit që kur Rusia nisi pushtimin e saj në fillim të vitit 2022, ka strehuar më shumë se një milion refugjatë ukrainas. Por ajo ka hedhur poshtë kategorikisht çdo mekanizëm të Bashkimit Evropian që do t’i kërkonte asaj të pranonte një pjesë të migrantëve të parregullt që hyjnë në bllok nga drejtime të tjera.

“Kjo sigurisht i sjell dobi Rusisë dhe agresionit rus kundër Ukrainës. Tërheq vëmendjen e botë. Por mbi të gjitha, kam frikë se fatkeqësisht do të shkaktojë presion të mëtejshëm migracioni në Evropë", tha Duda.


Lajmi kryesor:

Izraeli shpall gjendjen e luftës, e drejton Netanyahu! 700 të vrarë! SHBA i dërgon luftanije! Avionët bombardojnë Gazën, tanket në kufi! Amerikanë e gjermanë mes pengjeve të Hamasit


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?