Presidenti polak i kërkon Këshillit të Sigurimit forca paqeruajtëse në lindje të Ukrainës
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dërguar forca paqeruajtëse në lindje të Ukrainës, në zonën e konfliktit në mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainas.
Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të dërguar forca paqeruajtëse në lindje të Ukrainës, në zonën e konfliktit në mes të separatistëve të mbështetur nga Rusia dhe trupave ukrainas.
Ne jemi duke shtyrë përpara vendosjen e një misioni paqeruajtës të OKB-së”, ka thënë Duda në një konferencë për media në Nju Jork, pasi Polonia është përgjegjëse për presidencën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara gjatë muajit maj.
“Fillimisht këto forca duhet të vendosen në kufirin e njohur ndërkombëtarisht në mes të Ukrainës dhe Rusisë”, ka thënë ai.
“Unë po ashtu theksoj se nëse ndodhë kjo gjë, atëherë këto forca duhet të vendosen në gjithë territorin që sot është në duart e separatistëve”, ka thënë ai.
Ukraina ka mbështetur një propozim të tillë, në mënyrë që ky mision të vendoset te kufiri me Rusinë dhe të sigurojë se trupat ruse dhe armët e tyre nuk kalojnë kufirin për të mbrojtur separatistët.
Rusia ka bërë më parë një tjetër propozim, duke thënë se mbështet një mision paqeruajtës të OKB-së për të mbrojtur rreth 600 vëzhgues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSCE), të cilët gjenden në lindje të Ukrainës.
Ajo ka hartuar një rezolutë të OKB-së sipas së cilës do të autorizonte armatim të lehtë të paqeruajtësve për të mbrojtur vëzhguesit e OSCE-së, në linjën e demarkacionit në mes të trupave ukrainase dhe rebelëve pro-rusë.
Një gjë e tillë ka qenë e papranueshme për Ukrainën, aleatët evropianë dhe Shtetet e Bashkuara.
Më shumë se 10,300 persona janë varë në konfliktin në mes të trupave të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë prej kur kanë nisur përleshjet në prill të vitit 2014, si pasojë e vendimit të Rusisë për të aneksuar Krimenë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.1%
-
Të gabuar
22.5%
-
Nuk kam mendim
10.4%
Vota total: 1652
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
-
I dërguari i OKB-së në Siri thirrje për heqjen e sanksioneve nga BE dhe SHBA
15 Dhjetor 2024, 16:22
-
OKB e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Mianmar
13 Dhjetor 2024, 07:29
-
OKB miraton rezolutë për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, pranohet nga shumica! Izraeli dhe SHBA kundër
12 Dhjetor 2024, 13:54
-
Moska: Bashar al-Assad strehohet në Rusi! Irani: Terroristët do të sulmojnë Irakun
11 Dhjetor 2024, 07:40
-
Letra e Thaçit për FSK-në në veri, "ende e vlefshme"
3 Dhjetor 2024, 11:31
-
Lufta në Rripin e Gazës/ Trump: Pengjet në Gaza të lirohen deri më 20 janar, përndryshe përgjegjësit do ta paguajnë shtrenjtë
2 Dhjetor 2024, 15:01
-
'Bota është në heshtje'/ Dëshmia prekëse në OKB e Tanya Haj-Hassan, mjekes vullnetare në Gaza (VIDEO)
30 Nëntor 2024, 22:32