QIPRO - Presidenti qipriot tha se edhe ai dhe familja e tij duhet të jenë pjesë e hetimit mbi krizën bankare në ishullin mesdhetar.
Nikos Anastasiades i bëri këto komente në pallatin presidencial në Nikosia, pasi tre gjyqtarë të lartë tashmë në pension janë betuar se do të bashkëpunojnë për të hetuar shkaqet, që rrezikuan vendin në një kolaps financiar.
Qeveria njoftoi emërimin e gjyqtarëve, që do të bëjnë pjesë në një komision të posaccëm që do të hetojnë mbi disa kredi të pakthyera të konsideruar të humbura, pa shumë përpjekje për rikuperim nga ana e tre bankave kryesore Bank of Cyprus, Laiki dhe Hellenic Bank për disa kompani dhe parlamentarë qipriotë.
Presidenti ka theksuar gadishmërinë për të bashkëpunuar në hetimin mbi krizën në sektorin banker.
Qipriotët të cilët kanë në bankë depozita më të mëdha se 100 mijë euro, mund të humbasin deri në 60 për qind të parave të tyre si pasojë e marrëveshjes së Qipros me BE-në dhe FMN-në për shmangien e falimentit financiar.
(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com