Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij”, thuhet në Kushtetutë.
Votat
Aktualisht mazhoranca zotëron 85 deputet dhe ka 3/5 e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Por sërish këto nuk janë të nevojshme kur bëhet fjalë për ndryshimet Kushtetuese apo për shkarkimin e Presidentit. Aktualisht mazhoranca ka marrëdhënie të mira me disa deputetë të opozitës, të cilët kanë zhvilluar edhe takime informale me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Por gjithsesi deklarata e bërë dje nga ana e Spartak Braho do të shkaktojë shumë debate ndërmjet mazhorancës dhe opozitës të cilat ditët e fundit janë përfshirë në një debat tepër të ashpër përsa i përket trafikut të drogës nëpërmjet rrugëve ajrore.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)