Presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen: Periudha ime është më e suksesshmja në histori

Presidenti shqiptar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut jep dorëheqjen: Periudha ime është më e suksesshmja në histori

Muhamed Sejdini

SHKUP - Muhamed Sejdini pas 7 viteve në krye të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, ka vendosur të tërhqiet, duke lënë pas vetes disa nga sukseset më të mëdha në historinë e futbollit të këtij vendi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sejdini. Ky i fundit ka njoftuar vendimin e tij në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”. Gjatë drejtimit 7-vjeçar të Sejdinit, Maqedonia e Veriut siguroi për herë të parë kualifikimin në një Europian, shkoi në “play off” për Kupën e Botës dhe siguroi ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

“Pas 7 viteve të jashtëzakonshme dhe të mbushura me arritje historike, kam vendosur të tërhiqem nga pozita e Presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ky vendim vjen si rezultat i reflektimit tim për një moment të përshtatshëm ndryshimi, pas një periudhe që do të mbetet si më e suksesshmja në historinë e futbollit tonë.

Nën drejtimin tim, së bashku me ju, kemi shkruar kapituj të artë për futbollin e Maqedonisë: kualifikimi historik në Kampionatin Europian EURO 2020, renditja e dytë në grupin kualifikues për Kupën e Botës dhe fitorja e paharrueshme kundër Italisë në Palermo, sukseset e Ligës së Kombeve me kalimin në Ligën B dhe realizimi i projekteve të shumta infrastrukturore në bashkëpunim me UEFA-n dhe FIFA-n.

E lë këtë pozicion me krenari dhe falënderim të madh për të gjithë ata që kontribuuan në këto arritje: lojtarët, trajnerët, klubet, investitorët, administratën, Komitetin Ekzekutiv dhe çdo dashamirës të futbollit. Unë do të vazhdoj të ushtroj rolin tim deri më 22 dhjetor, kur në një Kuvend të Jashtëzakonshëm do të zgjidhet pasardhësi im. Me besim të plotë në të ardhmen e Federatës dhe të futbollit tonë, ju falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe bashkëpunimin ndër vite”, ka njoftuar Muhamed Sejdini.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?