Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier

Në përkujtimin e Kryengritjes së Varshavës 80 vjet më parë, Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i kërkoi falje popullit polak. Nuk do të harrohen vuajtjet e pamatshme që gjermanët i shkaktuan vendit të tyre fqinj dhe me çfarë vullneti për asgjësim vepruan ata kundër të gjithë popullsisë, tha Steinmeier-i.

Presidenti Federal Steinmeier mori pjesë në përkujtimin e Kryengritjes së Varshavës 80 vjet më parë si shenjë kujtimi të krimeve gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti gjerman tha më tej se vuajtjet dhe dhimbjet vazhdojnë të prekin shumë familje. Kryengritja e Varshavës është gjithashtu një nga kapitujt më heroikë në historinë polake.

Steinmeier është presidenti i dytë gjerman - pas Roman Herzog-ut - që u ftua për të folur në këtë ditë të rëndësishme përkujtimi për Poloninë.

Më 1 gusht 1944, ushtria ilegale polake nisi një kryengritje kundër pushtimit gjerman. Por Wehrmacht-i dhe SS-ët e shtypën atë dhe kryen një masakër ndaj popullatës civile. Me afro 200.000 të vdekur, ky bën pjesë në krimet më të rënda gjermane të luftës./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen