Presidenti i SHBA Donald Trump nënshkroi faljet për aktivistët kundër abortit, gjatë një raundi tjetër të urdhrave ekzekutivë nga Zyra Ovale.
Presidenti fali 23 persona që ishin dënuar për bllokimin e qasjes në klinikat e abortit.
“Ata nuk duhet të ndiqen penalisht. Shumë prej tyre janë të moshuar. Ata nuk duhet të ndiqen penalisht. Është një nder i madh për të nënshkruar këtë. Ata do të jenë shumë të lumtur”, tha ai.
Mediat amerikane raportojnë se një nga të falurit është Lauren Handy, udhëheqëse e grupit Progresiv Anti-Abortion Uprising (PAAU), shkruan BBC transmeton Gazeta Express.
Grupi u dënua për komplot në vitin 2020 për sulm në një klinikë të shëndetit riprodhues në Uashington dhe se bllokoi qasjen për të frikësuar pacientët dhe stafin. Anëtarët u futën me forcë në Klinikën Surgi, duke plagosur një infermiere dhe kaluan disa orë brenda.
Handy u shpall fajtore në gusht të vitit 2023 dhe u dënua në maj të 2024-ës.
Të drejtat e abortit u bënë një çështje kyçe në garën presidenciale të 2024-ës pasi Gjykata e Lartë e SHBA-së përmbysi vendimin e 1973 Roe kundër Ëade në 2022, duke i dhënë fund gati 50 viteve të mbrojtjes federale për abortin.