Presidenti amerikan Donald Trump tha se "la udhëzime" në rast se Irani arrin të realizojë planin e tij për ta vrarë atë.
Komentet Trump i bëri për New York Post, duke specifikuar se la udhëzime se "nëse do të ndodhte diçka, ata do të duhej të bombardoheshin me një forcë të paparë".
Ai shtoi se "kam qenë numri një" në listën e Iranit të njerëzve që duhen eliminuar "për një kohë të gjatë".
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Nëse Irani më vret, kam lënë udhëzime për sulme të papara! Teherani na kërkoi të rifillojmë negociatat, por armëpushimi ka mbaruar









