Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se shefi i Shtabit të Ushtrisë Pakistaneze, Asim Munir, nuk ka bërë asnjë propozim për bllokadën e SHBA-së në portet iraniane.
"Ai nuk ka bërë asnjë propozim për bllokadën", është shprehur Presidenti Donald Trump.
Në një intervistë telefonike me The Hill në lidhje me lajmin e raportuar nga Reuters, Trump hodhi poshtë versionin se Munir e kishte përmendur bllokadën si një pengesë për negociatat dhe kishte bërë rekomandime për këtë çështje.
Në vend të kësaj, Trump e mbështeti masën, duke e quajtur atë shumë efektive, pasi sipas tij, iranianët po "humbasin 500 milionë dollarë në ditë" për shkak të bllokadës.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump: Marrëveshja me Iranin firmoset nesër në Pakistan ose bombardimet do të fillojnë përsëri! Netanyahu: S’ kemi mbaruar punë në Teheran









