Historik takimi i presidentit Trump me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Kreu i Shtëpisë së Bardhë mbërriti në zonën e çmilitarizuar në kufirin midis dy Koreve dhe fillimisht inspektoi kullën e vëzhgimit në sektorin jugor të zonës, ashtu si shumë prej paraardhësve të tij. Pastaj Trump iu afrua linjës së demakrimit, kaloi mbi të dhe u takua me liderin e vështirë Kim.
“Kalimi i kësaj zone është një nder dhe progres i madh, por dhe një miqësi e re” - deklaroi Trump
Në territorin e Koresë së Jugut, Trump dhe Kim patën një takim 50-minutësh, pas së cilës ata njoftuan vendimin për të rifilluar bisedimet mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut dhe sigurinë në Gadishullin Korean. Trump njoftoi gjithashtu se ai do të ftojë Kim në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-In tha para gazetarëve se “dy udhëheqësit u treguan trima që pranuan të takohen dhe Trump do të hyjë në histori si presidenti që arriti paqen në Gadishullin Korean".