Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: Trupat në Siri nuk do të largohen derisa të mbahen zgjedhjet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan: Trupat në Siri nuk do të largohen derisa të mbahen zgjedhjet

Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka deklaruar në forumin e TRT World në Stamboll të enjten, se Turqia nuk do ta lë Sirinë derisa të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në komandën e Lindjes së Mesme në vendin e shkatërruar nga lufta.

Kurdo që populli sirian të mbajë zgjedhjet e përgjithshme, atëherë ne do të largohemi nga Siria.  

                  Recep Tayyip Erdogan

Në gusht të vitit 2016 Turqia ka dërguar trupa në Siri për të pastruar një zonë kufitare nga luftëtarët që i përkasin Shtetit Islamik në Irak dhe Levant.

Gjithashtu ka nisur një operacion më parë këtë vit në enklavën veriore siriane në Afrin për të rrëzuar luftëtarët kurdë të lidhur me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Mirëpo Erdogan është pajtua me presidentin rus, Vladimir Putin, muajin e kaluar për të krijuar një “zonë të çmilitarizuar” midis luftëtarëve rebele dhe qeverisë në Sirinq veriore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën