Presidenti ukrainas: Jemi në tokën tonë, nuk i japim asgjë askujt!

Presidenti ukrainas: Jemi në tokën tonë, nuk i japim asgjë askujt!

Volodymyr Zelensky

Pas njohjes së pavarësisë nga Rusia të dy rajoneve pro-Moskës në Ukrainën lindore dhe dërgimit të trupave ruse atje me pretekstin ‘për të ruajtur paqen’, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu drejtua kombit me një fjalim.

Fjalimi i plotë

'Nuk i kemi borxh askujt'

“Të dashur bashkëkombas, ne dhe shteti ynë nuk kemi kohë për leksione të gjata për historinë. Nuk do të flas për të kaluarën. Unë do të flas për realitetin sot dhe të ardhmen tonë.

Ukraina është nëkufijtë e saj të njohur ndërkombëtarisht dhe do të mbetet e tillë. Pavarësisht çdo deklarate dhe veprimi të Federatës Ruse. Ne mbetemi të qetë dhe të sigurt. Për këtë dua të falënderoj të gjithë qytetarët tanë.

Ju po provoni edhe një herë se ukrainasit janë një komb i zgjuar dhe i mençur. Dhe pavarësisht gjithçkaje ne e kemi kokën të ftohtë, reagimini të qetëi, dhe të kujdesshëm, si të rriturit. Ne jemi gati për çdo gjë. Por nuk ka asnjë arsye që ju të keni sonte një natë pa gjumë.

Sonte mbajtëm mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes. Ukraina i cilëson veprimet e fundit të Federatës Ruse si shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë.

E gjithë përgjegjësia për këto vendime mbetet te lidershipi politik i Rusisë. Njohja e pavarësisë së zonave të pushtuara të rajoneve të Donetskut dhe Luhanskut nënkupton tërheqjen e njëanshme të Rusisë nga marrëveshjet e Minskut dhe injorimin e vendimeve brenda formatit të Normandisë.

Ky vendim  minon përpjekjet paqësore dhe shkatërron formatet ekzistuese të negociatave. Me vendimet e sotme dhe ndoshta edhe të nesërmes, Rusia po legalizon trupat e saj, të cilat në fakt ndodhen në territoret e pushtuara të Donbasit që nga viti 2014.

Një vend që mbështet luftën për 8 vjet nuk mund të ruajë paqen siç pretendon. Diskutova situatën me presidentin francez Macron, kancelarin gjerman Scholz, presidentin amerikan Biden, kryeministrin britanik Johnson dhe presidentin e Këshillit Evropian Michel.

Kam në plan të bisedoj edhe me presidentin turk Erdogan.

Çfarë do të ndodhë më pas?

Ne duam paqe dhe ne jemi të sigurtë në veprimet tona. Sot, Ministria Jashtme e Ukrainës i dërgoi një kërkesë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të zhvilluar konsultime të menjëhershme në bazë të Memorandumit të Budapestit

Unë kam iniciuar mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe mbledhjen e posaçme të OSBE-së. Ne këmbëngulim që OSBE të parandalojë provokimet dhe përshkallëzimin e mëtejshëm. është  inicuar dhe një thirrje urgjente e samitit të Normandisë.

Presim hapa të qartë dhe efektivë të mbështetjes nga partnerët tanë. Është shumë e rëndësishme të shohim tani se kush është miku dhe partneri ynë i vërtetë dhe kush do të vazhdojë të frikësojë Federatën Ruse me fjalë.

Ne jemi të përkushtuar për rrugën politike dhe diplomatike dhe nuk i nënshtrohemi asnjë provokimi. Kufijtë tanë janë të mbrojtur në mënyrë të sigurt. është krijuar një sistem i mbrojtjes territoriale. Partnerët tanë na mbështesin.

Në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB-së, Ukraina rezervon të drejtën për vetëmbrojtje individuale dhe kolektive. Mund të dallojmë provokimet dhe ofensivën e trupave të agresorit.

E vërteta është në anën tonë. Ne nuk do ta fshehim kurrë të vërtetën nga ju. Sapo të shohim një ndryshim të situatës, sapo të shohim një rritje të rrezikut, ju do të informoheni për gjithçka. Aktualisht nuk ka asnjë arsye për veprime kaotike.

Ne jemi të përkushtuar ndaj një rruge paqësore dhe diplomatike, dhe ne do ta ndjekim atë. Ne jemi në tokën tonë. Ne nuk kemi frikë nga asgjë dhe askush. Ne nuk i detyrohemi askujt dhe nuk do t’i japim asgjë askujt.

Ne jemi të sigurt për këtë, sepse tani nuk është shkurt 2014, por shkurt 2022. Vendi ynë është ndryshe, ushtria jonë është ndryshe. Qëllimi i vetëm është paqja në Ukrainë. Lavdi Ukrainës.


Lajmi kryesor:

Putin urdhëroi ushtrinë të avancojë, të gjithë me sytë nga Ukraina! Perëndimi ‘grusht’ kundër Rusisë: Shpalle luftë, tërhiq vendimin! Kievi: 10 mijë trupa tashmë në territorin tonë


M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen